ramiz-lladrovci

U arrestua vëllai i Naim Bazajt për sulm ndaj Ramiz Lladrovcit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka konfirmuar se vëllai i tij F.B, është arrestuar dje si i dyshuar për kanosjen ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Bazaj ka thënë se vëllai i tij do të mbahet për 48 orë në arrest, derisa tha se rasti ka kaluar në Departamentin për Krime të Rënda.

Ai, gjithashtu, tha se është thirrur në polici, dhe në mëngjesin e sotëm ka dhënë deklaratën e tij për të njëjtin rast.

Ramiz Lladrovcit i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale dy ditë më parë.

Lladrovci e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Me rastin po merret drejtoria e krimeve të rënda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.