twitter, trump

Twitteri e deaktivizoi llogarinë e Donald Trumpit

Llogaria e Presidentit amerikan Donald Trump u zhduk të enjten, mirëpo pas 11 minutash ajo është rikthyer sërish, deklarojnë zyrtarët e kompanisë Twitter.

Sipas njohtimeve të kompanisë llogaria @realdonaldtrump  është deaktivizuar nga një i punësuar i rrjetit social, që ishte në ditën e fundit të punës në këtë kompani.

Llogaria ka munguar nga rrjeti për 11 minuta.

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbi 47 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Twitter. Ai nuk ka komentuar ‘suspendimin e llogarisë së tij’, mirëpo mediat botërore e kanë ngritur çështjen e sigurisë dhe të pasojave që mund të dalin nga postimet eventuale false nga kjo llogari.

Trump kishte hapur llogarinë në vitin 2009 dhe prej atëherë ka publikuar 36,000 postime.

Ai njihet si personi ndër më aktivët që përdori këtë platformë të medias sociale për të promovuar qëndrimet dhe politikat e tij, por edhe për të sulmuar opnentët e tij .

Me një rast Trump kishte deklaruar “kur dikush thotë diçka për mua, jam në gjendje me një bing, bing, bing në Twitter, të përkujdesem për problemin”. /infoglobi/v

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.