“Verifikimi nënkuptonte të vërtetonte identitetin dhe zërin, por po interpretohet si ‘rëndësia e një personi’. E dimë se kemi shkaktuar këtë konfuzion dhe duhet ta rregullojmë”.
Rrjeti i madh social Twitter ka suspenduar skemën e verifikimit të profileve duke thënë se ky sistem është prishur, pas shumë ankesave lidhur me tipat e llogarive që ishin verifikuar.
Zakonisht njerëz të famshëm, përfshirë politikanë, muzikantë, gazetarë dhe kompani të mëdha marrin një ikonë të kaltër në profilet e tyre pasi të dëshmohet identiteti i tyre.
Megjithatë, së fundmi u verifikuan edhe disa llogari me ideologji raciste dhe ekstremiste.
Themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, tani ka thënë se skema do të rikonsiderohet.
“Verifikimi nënkuptonte të vërtetonte identitetin dhe zërin, por po interpretohet si ‘rëndësia e një personi’. E dimë se kemi shkaktuar këtë konfuzion dhe duhet ta rregullojmë”, ka njoftuar kompania.
Kompania ka thënë se nuk do të verifikojë më llogari të tjera, deri sa ta rregullojë problemin.