Ballina / Kulturë / ‘Twittat’ që rritën papunësinë !
twitter

‘Twittat’ që rritën papunësinë !

“I zhveshur, i djersitur dhe i  dehur’! Ishte ky postimi i mësueses së matematikës Carly McKinney, nga Kolorado që i kushtoi asaj me humbjen e vendit të punës. Krahas këtij postimi në rrjetin social Twitter McKinney kishte shkruar ‘kam bar në veturë, poshtë në parkingun e shkollës’. Ky bar ishte marihuana, e cila me Ligjet e Colorados ndalohet të futet në hapsirat shkollore.

Këto postime të Carly McKinney i kishte zbuluar dhe transmetuar radioja lokale në Aurora të këtij Colorados.  Sado që ju duket e pabesueshme, në botë, shtetet e zhvilluara çështjet e ngritura në media, i marrin shumë seriozisht. Autoritetet e shkollës nuk janë lodhur fare që të verifikojnë saktësinë e asaj që ka postuar mësuesja. ‘Vetë postimi është jo adekuat për mësuesen e cila pritet ti edukojë të rinjtë’, thanë ata. Mjaftoi kaq, e McKinney që nga gushti i vjetëm është ende pa punë.

Sigurisht jeni në dijeni se perëndimi ka ndjeshmqri të madhe për mungesë të tolerancës ndaj njerëzve të besimeve tjera, kombeve e etnive të të tjerëve apo edhe racave. Shtetet demokratike luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme kufizimet apo fyerjet që u bëhen atyre ‘që janë ndryshe’ nga shumica e banorëve në shtetin ku jetojnë. Statistikat shpalojnë se numri më i madh i të larguarve nga puna për shkak të ‘postimeve që kanë bërë në Twitter’ përkonin me mungesë tolerante që shkojnë deri në racizëm.

Në dhjetor të vitit 2013, Drejtoresha e Komunikimit të gjigantit të internetit ‘InterActive Corp’ në New York,  Justine Sacco, u largua nga puna sepse postimi i sajt në rrjetin Twitter u vlerësua si postim racist. “Po shkoj në Afrikë dhe shpresoj se nuk do marr SIDA-në. Po mahitem. Unë jam e bardhë!”, kishte shkruar ajo. Kolektivi i korporatës është neveritur me faktin se në ambientin e tyre të punës mund të ketë nejerëz me logjikë përjashtuese. Mjaftoi kaq, ajo është pa punë sot e kësaj dite, e vlerësojnë kolegët e saj ‘do ta ketë problem që të gjej vend pune në cilëndo kompani të suksesshme botërore, sepse suksesin kompanitë nuk e kanë arritur duke përjashtuar dikend mbi baza të besimit, përkatësisë etnike apo ngjyrës së lëkurës që e kanë, por përkundrazi suksesi i kompanive ku nuk ka vend më Sacco, është arritur duke ë’rrënjosur logjikën përjashtuese, diskriminuese e poshtëruese ndaj atyre që janë ‘ndryshe’”.

Gazetari Damian Goddard mbeti pa punë në Maj të vitit 2011. Postimi i tij në Twitter ishte ofendues ndaj personave homoseksual. Kompania ku punonte ai, nuk toleronte një diskriminim të tillë ndaj personave me orientime seksuale ndaj gjinisë së njejtë, sepse si medium që ishte ajo ndërtoi vetëvetën mbi parimet bazë të Konventës për të Drejtat e Njeriut, konventë kjo e cila nuk toleron diskriminim të askujt mbi baza gjinore, raciale, fetare, etnike a mbi bazat e orientimeve personale seksuale. “Ligjore ose jo, martesa mes dy personave të gjinisë së njejtë çdo herë do të mbetet gjë e shëmtuar’, kishte shkruar në postimin e rrjetit të tij personal në Twitter. “Në mesin tonë nuk ka vend për gazetarë që prekin në liritë dhe të drejtat e të tjerë të garantuara madje edhe me konventa ndërkombëtare’, kishin komentuar udhëheqësit e kompanisë dhe kolegët, e tani  – ish gazetarit Goddard./infoglobi/v.b.

@Fluidi

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.