Ballina / Biznes / Karrierë / Turqia mund të humbë deri në 3 miliardë dollarë me Brexit -in pa MV
ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan

Turqia mund të humbë deri në 3 miliardë dollarë me Brexit -in pa MV

Turqia mund të pësojë humbje tregtare me Britaninë me vlerë deri në 3 miliardë dollarë nëse çështja Brexit përfundon pa marrëveshje, deklaroi kohë më parë ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan.

Sipas saj shumë ndërmarrje turke aktualisht nuk kanë informacion mbi pasojat e një skenari të tillë.

Ministrja Pekcan tha se humbje të tilla do të rridhnin nga rritja e Britanisë në tarifat e importit pas Brexit për sektorë të tillë si tregtia, automobilat dhe tekstili.

“Ne presim që sektorët më të prekur të jenë industria e automobilave me një humbje në tregti deri në 1.2 miliard dollarë, tekstile me një humbje prej 1.3 miliard dhe pajisje elektronike dhe shtëpiake me humbje prej 500 milionë dollarë”, tha Pekcan në një forum biznesi që u mbajt javën e shkuar në Stamboll.

Ajo shtoi se për fat të keq, edhe pse pala britanike dhe Turqia dëshirojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë, Turqia nuk mund ta bëjë këtë për shkak të detyrimeve të saj ndërkombëtare të nënshkruara me BE.

“Duket se Brexit do të ishte mirë me marrëveshje, ndërsa Brexit do t’i vinte kompanitë turke në një pozitë të vështirë pa marrëveshje,” përfundoi Pekcan.

Provo po ashtu

amazon

Gjobitet Amazon, shkak shkelja e kundërligjshme e konkurrencës

Gjiganti i shitjes me pakicë në internet Amazon, u gjobit me katër milionë euro nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.