Turqi: Sulm vetëvrasës

Një terrorist ,ka hapur zjarr ndaj policëve,para se të kryente një sulm vetëvrasës në Turqinë juglindore afër kufirit me Sirinë, duke lënduar pesë policë. Terroristi mendohet të jetë pjesëtar i Shtetit Islamik.

Sulmi ka ndodhur 800 km larg Antalisë, ku po mbahet samiti i G-20 me krerët e shtetëve.

Xhihadisti e ka aktivizuar eksplozivin që ishte i lidhur për trupin e tij kur policia ka filluar bastisjet në një apartament të në një kompleksi banesor prej 10 kateve në qytetin e Gaziantepit, raporton agjencia turke e lajmeve “Dogan.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.