Ballina / BLOGU / Turqi: Është identifikuar sulmuesi në klubin e natës në Stamboll

Turqi: Është identifikuar sulmuesi në klubin e natës në Stamboll

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se autoritetet e kanë indentifikuar sulmuesin në një klub të natës në Stamboll.

Por, zoti Cavusoglu nuk ka dhënë më tepër detaje, raporton sot agjencia e lajmeve, Anadolu.

Pak kohë pas ardhjes së Vitit të Ri 2017, një person i armatosur ka depërtuar në klubin e natës Reina dhe ka haur zjarr kundër njerëzve që festonin.

Në këtë masakër të 1 janarit janë vrarë 39 vetë dhe plagosur 69 të tjerë.

Pas vrasjeve, sulmuesi ka arritur të largohet nga vendi i krimit dhe ende nuk është zënë.

Deklarata e ministrit Cavusoglu u bë pas agjencia Anadolu pat raportuar se pesë persona të dyshuar, të ndërlidhur me gupin ekstremist, Shteti Islamik, i cili e ka marrë përrgjegjësinë për këtë sulm, janë arrestuar sot në qytetin port Izmir, në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë.

Sipas kësaj agjencie, lidhur me këtë masakër, më parë ishin arrestuar 14 vetë, përfshirë dy persona të jashtëm.

@Fluidi

Provo po ashtu

KFOR

D’Addario: Kosova sot është tjetër nga ajo si ishte para 20 vjetëve

Komandanti i KFOR-it Lorenzo D`Addario shprehu sot përkushtimin e misionit për të krijuar siguri edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.