Turqi: 18 persona ndalohen lidhur me sulmin në Izmir

Ministria e Drejtësisë në Turqi tha se autoritetet kanë ndalur 18 persona që kanë të bëjnë me sulmin në Izmir. Sulmi la të vdekur një polic dhe një punonjës të gjykatës.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, shpalosi detaje nga hetimet në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë në sulmin me bombë, për të cilin autoritetet deklaruan se ishte kryer nga militantët kurdë.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmim. Kurdët kanë kryer disa sulme kundër forcave turke në vitin e fundit.

Po ashtu edhe Shteti Islamik ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.