lajmi i fundit

Truri 4 mijë vjeçar

Arkeologët në Turqi zbuluan trurin 4 mijë vjeçar të një njeriu në zonën arkeologjike të qytetit Kutahya, në Anadollin Perëndimor.

Meriç Altinoz, profesor i Universitetit Haliç të Stambollit thotë se bëhet fjalë për rastin e parë dhe të vetëm të zbuluar deri më tani, që kushtet e natyrës konservojnë në mënyrën më perfekte të mundshme trurin e një njeriu.

Ai thotë se zbulimi do të ndihmojë shkencëtarët në studimet neorologjike dhe evoluimin e sëmundjeve celebrale, transmeton tch.

Arkeologët mendojnë se zona ku janë bërë gjetjet ka qenë një qendër banimi e shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm rreth 4 mijë vjet më parë. Ruajtja e materies gri në gjendjen në të cilën e zbuluan shkencëtarët i faturohet kombinimit të shkëlqyer të potasit, magnezit dhe aluminit në zonën ku po kryhen gërmimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.