Ballina / Shkencë / Trup misterioz qiellor: Duket si anije jashtëtokësore që po na studion

Trup misterioz qiellor: Duket si anije jashtëtokësore që po na studion

Shkencëtarët janë të hutuar me prejardhjen e një trupi misterioz qiellor të njohur si ‘Oumuamua apo “lajmëtari nga larg i cili arrin i pari”.

Siç shkruan Independent, hulumtuesit po provojnë të kuptojnë se a është fare me prejardhje natyrore apo është fjala për një fluturake të fshehur kozmike, e cila po e hulumton Sistemin tonë diellor. Ekspertët botërore thoën se janë të sigurt se shkëmbi nuk është anije jashtëtokësore, por se asgjë nuk mund të thonë me siguri për të.

Megjithatë, një hulumtim i ri i botuar në revistën “Nature Astronomy” thotë se sigurisht se ka shpjegim natyror, ndonëse shkencëtarët ende janë të hutuar rreth shpjegimit të saktë.

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë në Sistemin tonë diellor. Kjo vërtet është mister”, ka thënë Mattheë Knight, bashkëpunëtor shkencor në Degën e astronomisë në Universitetin e Marylandit, i cili e ka ndihmuar hulumtimin. “Por, pritortet kemi t’i përmbahemi analogjive të cilat i njohim, pose nëse nuk gjejmë diçka unike. Hipoteza për një fluturake kozmike jashtëtokësore është ide argëtuese, por analiza jonë sigjeron se ka një varg fenomenesh të cilat mund ta shpjegojnë këtë”.

Njëra prej teorive është se ky trup është hedhur nga një planet gjigant i gazët, i cili sillej rreht një ylli tjetër. Një tjetër e mëhershme thotë se reja e Ortit është një grumbull i madh objektesh më të vogla, të cilat pluskojnë në skajin e Sistemit diellor – i formuar mu në atë mënyrë dhe se disa prej objekteve të tilla janë nisur vet në udhëtim kozmik.

Provo po ashtu

Klima po ndryshon: Korriku sivjet më i nxehti që nga viti 1880

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.