Ballina / KURIOZITETE / Trumpi ka dashur ta blejë: Disa fakte të çuditshme për Grenlandën

Trumpi ka dashur ta blejë: Disa fakte të çuditshme për Grenlandën

Disa ditë pasi Presidenti Trump tha se do t’i kërkojë Danimarkës blerjen e Grenlandës, ka plasur zhurmë e madhe ndërkombëtare. Po kush është Grenlanda?

Grenlanda ndodhet pothuajse nё Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejё ishullin arktik. Kjo tashmё dihet. Por a e dini, se amerikanёt kanё dashur ta blejnё edhe mё parё Grenlandёn? E qё atje dikur ka pasur pyje?

Sado absurde tingёllon, qё Donald Trumpi do ta blejё Grenlandёn, nё fakt kjo ide nuk ёshtё edhe fort e gabuar. Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Grenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar.

Por pёrse Grenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siҁ ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Grenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Grenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё.

E gjitha ka nisur me vikingёt dhe me gjuetinё e balenave. Vikingёt nё shekullin e 18 dhe 19 mёsynin nga Norvegjia nё masё drejt Holandёs, Gjermanisё dhe Danimarkёs. Ata ndёrtonin vendbanime dhe baza mbrojtёse. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Grenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Grenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Grenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Grenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Grenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Grenlandёs.

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Grenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Grenlandё.

Provo po ashtu

Ora do të ndryshoj sërish

Ora do të ndryshoj sërish

Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky vit nuk do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.