Ballina / KOSOVA / Trump uron 11 vjetorin e pavarësisë
pavarësia, kosova, 17 shkurt

Trump uron 11 vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë.

Presidenti Trump, i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.

“Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Trump që e ka dërguar edhe presidenca për media.

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.