Donald Trump, President i ShBA-ve
Donald Trump, President i ShBA-ve

Trump tërhiqet nga ideja për vendosjen e Nju Jorkut në karantinë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se zbatimi i masës së karantinës për Nju Jorkun “nuk është i domosdoshëm” pasi guvernatori shtetëror ka thënë se marrja e këtij vendimi do të ishte “absurde”.

Trump ka thënë se vendimi i fundit është marrë me rekomandim të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se ai mund të vendosë masë të karantinës për Nju Jorkun dhe pjesërisht për Nju Xhersin dhe Kontektikat, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Aktualisht në Nju Jork është thënë të jenë prekur më shumë se 52,000 persona nga kjo sëmundje.

Ky vend ka më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve që janë konfirmuar me COVID-19 në gjithë SHBA-në.

Trump ka thënë se në vend të karantinës, një “udhëzim i ashpër i udhëtimit” duhet të vendoset për Nju Jorkun, Nju Xhersin dhe Konektikat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nga koronavirusi i ri, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, janë infektuar mbi 660 mijë njerëz në mbarë botën dhe kanë vdekur mbi 30 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.