Trump shkarkon shefen e Departamentit të Drejtësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi shefen e ngarkuar të Departamentit të Drejtësisë, pasi ajo tha se dyshon në ligjshmërinë e ndalimit të përkohshëm të udhëtarëve nga shtatë vende myslimane, të nënshkruar nga vetë Trump.

Trump akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, për “tradhti” dhe “të qenët e dobët ndaj migracionit të paligjshëm”.

Ai tha se e zëvendëson atë me Dana Boente, prokuror i Qarkuut Lindor të Virxhinias.

Yates ishte emëruar nga ish-presidenti Barack Obama.

“Përderisa unë jam ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, Departamenti i Drejtësisë nuk do të paraqesë argumente në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv”, ka thënë ajo.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, pezullon pranimin në SHBA të të gjithë refugjatëve dhe të udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë.

Kritikët thonë se urdhri është kundër myslimanëve dhe si i tillë shkel Kushtetutën e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.