Trump

Trump do përdorë fondet amerikane për të ndryshuar OKB-në

Shefi i ri i OKB-së e ka shprehur dëshirën të takohet me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump edhe pse ky i fundit ka bërë thirrje për ndryshime të mëdha të organizatës botërore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e nis detyrën më 1 janar, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron të “vendos dialog konstruktiv” me Trumpin sa më shpejtë që është e mundur.

“Është padyshim interesi im ta vizitojë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “SHBA-ja nuk është vetëm donatori më i madh i OKB-së, por edhe elementi fundamental në veprimet e tij”.

Dje, Trump ka lënë të kuptohet SHBA-të do i perdorin fondet që ja japin OKB-së për të nxitur ndryshime të mëdha, ndonëse ai nuk e ka qartësuar për çfarë është fjala.

“OKB ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk po e përdor potencialin që e ka”, iu ka thënë Trump reporterëve në Florida.

“Kur keni parë që Kombet e Bashkuara kanë zgjidhur problem? Ata nuk ia arrijnë. Ata shkaktojnë probleme”.

“Pra, nëse arrijnë ta përdorin potencialin, kjo do të ishte gjë e mirë. Nëse nuk ia arrin, është humbje kohe dhe parash”, ka thënë më tej Trump.

Donald Trump do të betohet si president i SHBA-së më 20 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.