Ballina / KURIOZITETE / Trump: Njeriu duhet të shkojë sërish në Hënë, por edhe në Mars

Trump: Njeriu duhet të shkojë sërish në Hënë, por edhe në Mars

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Administratës Kombëtare të Hapësirës të rigjallërojë programin e eksplorimit të hapësirës, që synon dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë dhe përfundimisht në Mars.

Presidenti Trump e nënshkroi direktivën e re për agjencinë e hapësirës të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti ka vendosur të ndryshojë politikën e fluturimeve me njerëz në hapësirë që Amerika të bëhet forca lëvizëse për industrinë e hapësirës, të fitojë njohuri të reja mbi kozmosin dhe të krijojë teknologji të papara”, tha në një deklaratë të hënën zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, raporton VOA.

“Që nga fillimi i administratës së tij, Presidenti Trump ka ndërmarrë hapa për ta përqendruar NASA-n te misioni i saj kryesor i eksplorimit të hapësirës”, tha ai.

Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara t’i rikthehen në përmasa të mëdha eksplorimit të hapësirës.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, që është kreu i Këshillit Kombëtar të Hapësirës, tha në tetor se qëllimi i programit do të ishte rikthimi i rolit udhëheqës të Amerikës në eksplorimet me njerëz në hapësirë.

“Ne do t’i kthejmë astronautët amerikanë në Hënë, jo vetëm për të lënë atje gjurmët e këmbëve dhe flamuj, por për të ndërtuar bazat që na nevojiten për të dërguar amerikanët në Mars dhe më gjerë”, tha zëvendëspresidenti.

@Fluidi

Provo po ashtu

diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Një nga misteret më të mëdha në univers duket se është gati të zgjidhet. Shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.