Ballina / BOTA / Trump nis sot vizitën në Britani
Donald Trump, President i ShBA-ve
Donald Trump, President i ShBA-ve

Trump nis sot vizitën në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump, nis sot një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar – të parën në këtë vend si kryetar shteti.

Britania e Madhe është në “trazira” dhe “varet nga njerëzit atje” nëse Theresa May mbetet kryeministre, tha Trump përpara vizitës.

Ai arrin në të njëjtën ditë kur Qeveria britanike publikon Letrën e saj të Bardhë me më shumë detaje nga plani kontrovers i kryeministres May për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian, pas Brexit-it.

Më herët, Trump ka shprehur simpati për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja dhe ka thënë se do të bëjë marrëveshje të shpejtë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar sapo të largohet nga blloku.

Procesi i Brexit-it duhet të përfundojë deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Qeveria May është lëkundur këtë javë, pasi dy ministra kanë dhënë dorëheqje, duke shprehur pakënaqësi me planin e kryeministres për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.

Boris Johnson dhe David Davis kanë thënë se plani do ta mbajë Britaninë të lidhur ngushtë me BE-në dhe se do ta bëjë më të vështirë për të që të bëjë marrëveshje tregtare me vendet si SHBA-ja.

@Fluidi

Provo po ashtu

ajri

Në BE nuk respektohen standardet e cilësisë së ajrit

Shumica e shteteve anëtare të BE nuk përmbushin rregullat evropiane të ndotjes së ajrit, të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.