Trump

Trump: NATO është e vjetëruar kurse Brexiti është gjë e mirë

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump NATO-në e quan ‘të tejkaluar’ për marrëeshjet me Rusinë thotë se duhet të rezultojnëe me reduktimin sinjifikantë të aresenalit të armëve nukleare, kurse për votë e britanikëve për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ai e cilësoi si një gjë shumë të mirë.

“Mendoj se armët nukleare duhet të reduktohen dukshëm” ka thënë Trump për gazetën ‘The Times’.

Ai poashtu ka ngritur në qiell së lëvdëruari daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe ka thënë se synon marrëveshje të shpejt me Britaninë.

“Brexit u përmbyllë si një gjë shumë e mirë” thotë Trump , i cili iu referua referendumit të vjetëm në Britani, ku fituan ata që kishin synim daljen e këtij shteti nga BE-ja.

Sa i përket NATO-së, Trump u shpreh se ky entitet është i tejkaluar dhe nuk ka çarë kokën për terrorizmin”.

“Nato ka probleme. Eshtë e vjetëruar, së pari për shkak se është krijuar shumë vite më parë”, ka deklaruar për BUILD presidenti Trump.

“Nga ne pritet t’i mbrojmë kvto shtete, por shumë nga to nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare”, ka vazhduar Trump.

“Kjo nuk është korrekte në raport me SHBA-të ka thënë ai. /infoglobi/v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.