Ballina / BOTA / Trump ka emëruar Robert C. O’Brien si këshilltar për siguri kombëtare

Trump ka emëruar Robert C. O’Brien si këshilltar për siguri kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.

“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

O’Brien ka qenë më herët i dërguar special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë.

Trump ka përmendur mospajtimet e thella me Boltonin si arsyetim për shkarkimin e tij.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.