Ballina / KOSOVA / Trump i shkruan Vuçiqit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, elementi parësor
trump

Trump i shkruan Vuçiqit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, elementi parësor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën, të cilën e ka publikuar presidenti Vuçiq, në faqën zyrtare.

Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike “, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Ndryshe, Trump ka përgëzuar Vuçiqin dhe popullin serb për Ditën e shtetësisë.

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.