Ballina / BOTA / Trump e shkarkon kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, John Bolton
john bolton

Trump e shkarkon kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, John Bolton

John Bolton është shkarkuar sot nga detyra nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump përmes një njoftimi në Twitter duke njoftuar për shkarkimin e Boltonit, ka thënë se nuk është pajtuar me shumë sugjerime të tij.

Këshilltari i deritashëm i Trump për siguri kombëtare, ka qenë edhe kundërshtues I pavarësisë së Kosovës, madje në vitin 2008 ai kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës mund të përbëjë precedan të rrezikshëm ndërkombëtar.

“E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falënderoj Johnin shumë për këtë shërbim”, ka shkruar Trump në Twitter.

Trump tutje ka shtuar se do ta emëroj Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare javën e ardhshme./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.