Ballina / BOTA / Trump e Putin flasin në telefon
trump-e-putin_infoglobi

Trump e Putin flasin në telefon

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës u fol për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën.

Presidentët Trump dhe Putin folën jozyrtarisht disa herë javën e kaluar kur morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë.

Biseda e sotme vjen një ditë pas një takimi të Presidentit Putin me presidentin sirian Bashar Assad. Zoti Putin e priti Assadin në një vendpushim të Detit të Zi në prag të një samiti që zhvillohet këtë javë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Check Also

konfliktet e mundshme

Ballkani në rrezik për luftë më 2018

Këshilli Amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare (Council Foreign Relations) i ka identifikuar në raportin e vet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *