Ballina / BOTA / Trump dhe Macron bisedojnë për mbrojtjen
trump. macron
Pamje nga takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe atij francez, Emmanuel Macron.

Trump dhe Macron bisedojnë për mbrojtjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë përpjekur që të zbusin tensionet gjatë një takimi sot në Paris.

Më herët, Trump e ka përshkruar si “shumë ofenduese” propozimin e Macronit për të krijuar një ushtri evropiane

Zyra e presidentit Macron ka thënë se presidenti amerikan ka keqkuptuar propozimin e presidentit francez, e cila, siç është thënë, ka për qëllim zvogëlimin e mbështetjes që SHBA i ofron Evropës në aspektin e mbrojtjes.

Pas takimit, Macron tha se është e padrejtë “që siguria evropiane sot garantohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Trump, në anën tjetër, theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojë të ndihmojnë në mbrojtjen e Evropës, por ripërsëriti thirrjet e tij ndaj anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtje.

“Ne duam të ndihmojnë Evropën”, tha Trump, duke shtuar se “tash për tash, barra kryesore është mbi Shtetet e Bashkuara”.

Macron tha se pajtohet me Trumpin në këtë pikë.

“Ne kemi nevojë të ndajmë barrën me NATO-n, prandaj unë besoj se propozimi im për një mbrojtje evropiane është plotësisht në përputhje me këtë”, tha presidenti francez.

Trump dhe Zonja e Parë e SHBA-së janë në Francë, ku po marrin pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

@Fluidi

Provo po ashtu

abelard tahiri

Tahiri: Specialja nuk kërkoi ekstradime

Ftesat e para tashmë i ka shpërndarë. Ndërkohë, disa figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.