Ballina / BOTA / Trump arrin në Singapor për takimin historik me Kim Jong-Unin

Trump arrin në Singapor për takimin historik me Kim Jong-Unin

Presidneti amerikan Donald Trump arriti në Singapor, 36 orë përpara takimit të parashikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Ai mbërriti në bazën ajrore të Paya Lebar të Singaporit, ku u prit nga ministri i Jashtëm i vendit, Vivian Balakrishnan.

Gjithashtu, Kim mbërriti në aeroportin komercial të Singaporit pesë orë më parë.

Trump, i pyetur nga gazetarët kur arriti në Singapor se si ndihet për takimin, ai tha “shumë mirë” para se të ngjitej në limuzinë e tij dhe të shkonte në hotel.

Presidenti amerikan fluturoi në Singapor nga Kanadaja, ku ai mori pjesë në një takim të posaçëm të vendeve më të industrializuara të botës, e njohur si G7.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro23

Qeveria paguan rreth një milion euro dënime për kreditë e pashfrytëzuara

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar 890 mijë euro, si formë ndëshkimi, për shkak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.