fbpx

Trukime ndeshjesh, Norvegjia dënon 2 shqiptarë

Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me nga 8 muaj burg secili nga Gjykata Federale e Oslos sepse fiksuan ndeshjet e ligës së tretë.

Bashkë me dy futbollistët shqiptarë gjykata në Norvegji ka dënuar me 6 muaj burg edhe lojtarin tjetër të Follos, Pape Mendy.

Shala akuzohet se ka marrë pjesë në trukimin e ndeshjes së vitit 2012 mes Follos dhe Ostside kurse Shipshani, i cili luan me skuadrën e Asker, ka ndikuar në fiksimin e rezultatit për kategorinë e tretë norvegjeze mes Asker dhe Frigg që përfundoi me fitoren 7-1 të këtyre të fundit.

Dënimin e shqiptoi Gjykata Federale e Oslos, kurse Shala e Shipshani kanë paralajmëruar ankesë.