Ballina / Shëndet & Fitnes / Tronditëse:Tre vjet kimioterapi pa patur kancer
sara boyl

Tronditëse:Tre vjet kimioterapi pa patur kancer

Por si mund të quhet situata e vështirë që kaloi kjo grua, fat apo fatalitet!

Ajo po kalon tronditje që kur u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016 nga mjekët e saj, më vonë rezultoi se nuk kishte patur këtë sëmundje.

Kjo nënë iu nënshtrua seancave të kimioterapisë pasi mjekët gabimisht e diagnostikuan atë me kancer. Sarah Boyle, 28 vjeç, iu tha se kishte kancer gjiri pasi ajo kishte vështirësi në dhënien e gjirit fëmijës së saj. E kjo pas shumë seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer, e më pas, duke kaluar nëpër të gjitha trajtimet dhe operacionet për të më thënë se ato ishin të panevojshme”, tha 28-vjeçarja.

Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar Stoke Royal, pësoi dhe traumë psikologjike.

“Edhe pse asgjë nuk e ndryshon atë që kalova, kam gjithsesi nevojë për disa përgjigje në lidhje me ndodhi, për tu siguruar që askush tjetër të mos e pësojë si unë”, tha Sarah.

Ajo ishte 25 vjeç kur mjekët gabimisht diagnostikuan kancerin e saj pas lindjes së fëmijës së parë.

Doktori i saj u informua më vonë se biopsia ishte e pasaktë dhe konfirmoi se ajo nuk kishte kancer. Deri te ky lajm i gëzueshëm, gjithsesi, në tre vjet rresht ajo u ballafaqua më shumë lajme të këqija, gjithnjë nën bindjen se kishte kancer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.