Ballina / Shëndet & Fitnes / Tri gjëra të cilat ju ndihmojnë të flini shpejt dhe të zgjoheni si kurrë më parë i pushuar

Tri gjëra të cilat ju ndihmojnë të flini shpejt dhe të zgjoheni si kurrë më parë i pushuar

Janë me fat ata të cilat mund të flenë sapo të bijnë.

Një numër i madh i njerëzve fle me vështirësi, ndonëse në mbrëmje janë të lidhur e të rraskapitur. Por edhe për këtë ka ilaç. Mendoni për këto këshilla.

Ndërrojeni dyshekun

Nëse për shumë vite flini në dyshekun e njëjtë, ndoshta problemi qëndron tek ai dhe i duhet ndërruar. Ekspertët thonë se dysheku duhet ndërruar çdo 8 vite, por kjo nuk është e njëjtë për çdo dyshek. Në qoftë se shtratin nuk e keni të rehatshëm, atëherë nuk do të mund të flini e të pushini mirë.

Mos hani vonë

Nuk ka njeri të cilit pica nuk i hahet para gjumit, por nëse e hani të rëndë e me melmesa, thuajini lamtumirë natës së qetë. Në këtë hyjnë edhe lakmia për ëmbëlsira e grimcurina. Qëndroni larg pijeve të gazuara e të ëmbëlsuara dhe pijeni një çaj të bakët i cili do t’ju relaksojë apo ujë të rëndomtë.

Zvogëlojeni shikimin në ekran

Aparatet elektronike para gjumit janë gabim i madh sepse e zvogëlojnë prodhimin e melatoninës, e cila e rregullon hormonin e gjumit. Në vend të kësaj, truri juaj do të jetë plotësisht i hutuar. Gjysmë ore para gjumit mos shikoni në ekrane dhe harrohjeni Instagramin, Facebook-un, por edhe TV-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.