Trepçë: Minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mnbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.