Ballina / Fashion/Beauty / Trëndafilat e kuq do të thonë dashuri, e të verdhët?

Trëndafilat e kuq do të thonë dashuri, e të verdhët?

Lulet janë gjithmonë dhuratë aktuale, ndërsa ndaj një buqete të dekoruar bukur askush s’do të mbetet indiferent.

Ndoshta nuk e keni ditur, por secila ngjyrë në mënyrë të tërthortë përcjell një porosi të caktuar.

Trëndafilat e kuq

Në qoftë se dikujt doni të shfaqni dashuri, trëndafilat e kuq janë gjithmonë zgjidhje. Kjo lule me shekuj ka qenë sinonim për romansë, dashuri e pasion dhe paraqet njëri prej simboleve me universalë të prirjes emocionale.

Trëndafilat e verdhë

lule1

Kjo zgjedhje është ideale në qoftë se është në pyetje miqësia. Meqë kjo ngjyrë është e lidhur me dritën e diellin, trëndafilat e verdhë zgjojnë optimizëm, gëzim e lumturi, kështu që nëse doni të vizitoni një mik të sëmurë, çojani një buqetë të madhe të kësaj luleje.

Trëndafilat vjollcë

Dashuria në shikim të parë, përshtatja emocionale dhe dëshira për romansë dashurie. Nëse prej dikujt keni marrë këso lulesh, ndjehuni të llastuar, sese një dhuratë ë tillë nuk merret nga kushdo.

Trëndafilat e bardhë

Simbolizojnë elegnacë, përkushtim respekt, solemnitet. Janë prandaj dhuratë ideale për dasma, koroëzime, por edhe dashuri.

Trëndafilat pink

lule2

Për trëndafilat rozë thuhet se janë simbol i virgjërisë dhe dashamirësisë. Po ashtu, kjo është mënyrë e shkëlqyeshme që dikujt t’i shfaqni falënderim.

Trëndafilat e portokalltë

lule3

Kjo lule dërgon porosinë e mahnitjes. Në qoftë se dikujt doni t’ia dërgoni porosinë se ju magjeps me kreaktivitetin e vet apo të qenit unik, vendosni për trëndafilat e parëndomtë të portokalltë.

Provo po ashtu

floket ne plazh

3 ide për të kapur flokët në plazh

Bisht, por jo vetëm, në plazh flokët mund të rregullohen me xhel ose gërsheta. Ekspertët …