Ballina / KOSOVA / Tregtarët mbyllin dyqanet në Mitrovicën e Veriut
dyqanet, veriu

Tregtarët mbyllin dyqanet në Mitrovicën e Veriut

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë.

Shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100 për qind, për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Mitrovica e Veriut thotë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produktet e qumështit, miellit, vajit si dhe produkte tjera.

Radosh Petroviq, një përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës. në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, tha se shitoret u mbyllën për shkak të taksës dhe pamundësisë së biznesmenëve nga Kosova veriore për t’u marrë me aktivitetet e tyre.

Ai nuk bëri të ditur se deri kur do të jenë të mbyllura dyqanet, duke thënë se “kjo varet nga situata në terren”.
“Mungesa është vërejtur gjatë shtatë muajve të fundit, por sot ka ndodhur kolaps i plotë, të gjitha shitoret janë mbyllur, edhe ato ushqimore, dhe në shenjë solidariteti janë mbyllur edhe të gjitha shitoret tjera”, ka thënë Petroviq.

Siç tha ai, furrat e bukës do të punojnë me kapacitet të reduktuar dhe buka do të dorëzohet vetëm në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshte.
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal e Qeverisë së Kosovës, Adrijana Hoxhiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë që mbyllja e lokaleve të hënën dhe planifikimi që kjo të ndodhë edhe të martën, “është qartësisht protestë e paralajmëruar dhe është e qartë se por çfarë bëhet fjalë”.

“Për sa u përket ditëve të kaluara, ka qenë e dukshme që në shitore mungojnë një numër artikujsh, të cilat më herët kanë qenë në rafte. Kështu që vet kjo situatë është e pakëndshme për njerëzit e thjeshtë. Po, ka pasur mungesa”, ka thënë Hoxhiq.

dyqanet, veriuMegjithatë, siç thotë Hoxhiq, tash për tash, “kjo situatë mund të vlerësohet si krizë humanitare”.

“Se sa do të zgjasë dhe cili do të jetë rezultati i gjë kësaj, këtë nuk e di. Është mirë që e dimë saktë se çfarë do të ndodhë sot dhe nesër dhe kjo është protestë e paralajmëruar. Të shohim se çfarë na pret të mërkurën”, theksoi Hoxhiq.

Ndërkaq, shitoret në vendbanimin e quajtur Lagjja e Bonjakëve, në Mitrovicë Veriore, punojnë. Ky vendbanim gjendet rreth 200 metra në afërsi të qendrës së qytetit. Pronarët shqiptarë të këtyre shitoreve, thonë që serbët nga pjesa veriore, tash për tash, tregtojnë pa ndonjë pengesë.

​Autoritetet serbe kanë thënë vazhdimisht se veriu është i kërcënuar nga një “katastrofë humanitare”, ndërsa zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky është vetëm inskenim i një krize humanitare.

Në periudhën e fundit autoritetet e Kosovës kanë rritur kontrollin mbi kalimet alternative, të paligjshme, midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përdoreshin për të transportuar mallrat serbe.

Provo po ashtu

masht-

Blerim Rexha në KTV: Ministri Bytyqi ka rekomanduar shuarjen e universiteteve

Blerim Rexha, ish-drejtor i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka akuzuar ministrin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.