hungaria, hungarian cultural weeks, lászló márkusz, hungarian embassy pristina

Tre muaj kultura hungareze në Kosovë

Hungaria është shtetit i parë që e bënë organizimin më të madh për prezantimin e kulturës së vet në Kosovë

Për herë të parë pas në historinë e Kosovës, vjen orkestra e një filarmonie kombëtare që të interpretojë në Prishtinë. Filharmonia e Hungarisë e cila është themeluar në vitin 1811 nga kompozitori  vjenez György Lickl.

Filarmonia funksionon në Pécs, që njihet si një qendër e shkencës dhe e arteve, përfshirë edhe muzikën. Hungaria është shtetit i parë që e bënë organizimin më të madh për prezantimin e kulturës së vet në Kosovë.

Me 20 shtator në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe të Sportit në kryeqytet do të koncertojë Filarmonia e Pannon nga Hungaria. Ky koncert do të jetë ngjarja më e rëndësishme, por edhe hapja e siparit të “Javëve të kulturës hungareze” në Kosovë,  tha ambasadori hungarez László Márkusz në një intervistë për emisionin ON AIR të RTK-RADIO 1.

Ambasadori László Márkusz ka thënë se në këto javë do të sjellin grupe të muzikës jazz e rock, ekspozitë me fotografi, konferencë për integrimet evropiane, filma hungarezë. Gjatë këtyre ditëve kulturore të Hungarisë do të promovohet  libri shkencor i tre viteve pune rreth marrëdhënieve shqiptaro-hungareze duke filluar në përiudhen e Skënderbeut, ky libër do të pë përkthehet në gjuhën shqipe.

Gjatë muajit tetor do të ketë tetë koncerte të muzikës jazz në Kosovë dhe do të njihet si muaji hungarez i jazzit.

Shumë ngjarje të tjera do të shtrihen në qytetet më të mëdha të vendit për gjatë tre muajve rresht.Përveç Prishtinës, koncerte do të ketë edhe në Gjakovë në Graçanicë.

“Javët e Kulturës Hungareze” në Kosovë do të hapen me koncertin e “Pannon Philharmonic Orçestra” më 20 shtator 2019 (e premte) nga ora 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, hyrja është falas.

Ky koncert do ju dërgojë në një udhëtim muzikor nëpër disa prej veprave të kompozitorëve më eminent hungarez të shek XIX dhe XX.

Aktivitetet fillojnë me 20 shtator me koncertin e filarmonisë PANNON nga Hungaria, ndërsa do të përfundojnë më 11 dhjetor më koncertin e bendit “Kerekes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.