Tre fëmijë në Malishevë të prekur me koronavirus

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar për Televizionin T7 se në mesin e të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë ka edhe fëmijë.

Një bisedë në emisionin Frontal, Begaj ka thënë se mosha e të prekurve është nga 6 deri në 76 vjet.

“Po nga 6 vjet deri në 76 vjeç. Ka fëmijë të moshës 6, 8 dhe 16 vjet”, ka thënë Begaj në Frontal.

Por kryetari i Malishevës, komunë kjo që është prekur më së shumti në Kosovë ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.

“Po ndihen mirë e kanë qetë gjendjen, në bazë të kontakteve tona po na tregojnë se janë mirë”, ka thënë Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.