fbpx

Trazira në Baltimore, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në qytetin e Baltimores në SHBA, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas protestave të dhunshme.

Protestuesit e dhunshëm kanë vjedhur dyqanet, iu kanë vënë zjarrin ndërtesave dhe kanë lënduar 15 policë, pas funeralit të mbajtur dje të një 25 vjeçari të zi, i cili ka vdekur nga lëndimet derisa ishte i burgosur nga policia, njofton REL.
Rrjeti televiziv amerikan, CNN ka shfaqur pamje që tregojnë zjarrfikësit duke u përballur me zjarre të mëdha.

Trazirat shpërthyen vetëm pak metra larg vendit ku mbahej funerali i Freddie Gray, dhe më pas ato u përhapen në tërë pjesën perëndimore të Baltimores.

Këto janë demonstratat më të dhunshme prej trazirave në Ferguson të Mizurit, vitin e kaluar.

Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan e ka vënë në gatishmëri Gardën Kombëtare derisa trupa shtesë janë dërguar në Baltimore.

Vdekja e 19 prillit ka rikthyer shqetësimet rreth trajtimit që policia iu bën afro-amerikanëve.-REL/InfoGlobi