fbpx
nexhmije pagarusha, ministria e kultures rinise dhe sportit, elvira berisha, shaban maxharraj, integra

Trashegëmia e vendit dhe brezave

Nexhmije Pagarusha, me një rrëfim personal dhe origjinal të udhëtimit në jetën dhe krijmtarinë e saj në mongrafi

Monongrafia për Nexhmijen ka përmbledhur jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje.

Kjo mongrafi është e ndarë në 13 kapituj dhe ka paraqitur rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vetë këngëtarja me rrëfimin e saj jetësor është boshti i rrëfimit të këtij libri. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij libri janë edhe intervistat me familjarë, miq, muzikantë e persona të tjerë që e njohin mirë dhe kanë punuar ngushtë me Nexhmije Pagarushën.

Nëpërmjet dokumentimit dhe rrëfimit të artistes dhe bashkëpunëtorëve të saj, libri ka nxjerrë në pah historinë krijuese të njërës prej këngëtareve më të famshme të muzikës shqipe. Dokumentimi i asaj që e ka karakterizuar këngëtaren, është paraqitur si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Nexhmije Pagarushës.

Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj dhe qëllimi kryesor i botimit të këtij libri është që të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, e cila përfaqëson një pjesë vitale të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë.

Monografia “Nexhmije Pagarusha” me autorë Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, është realizuar nga Integra me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Promovimi i librit monografik “Nexhmije Pagarusha” u bë  më 21 shtator 2019, prej orës 19:00 në Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.