Ballina / EKOLOGJI / Transporti ekologjik në Tiranë
transporti ekologjik, tiran

Transporti ekologjik në Tiranë

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit mes Shqipërisë dhe KFW në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë.

Në këtë marrëveshje Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi), Bashkia Tiranë (Agjencia zbatuese e projektit).

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), konsiston në shërbimet e ekspertit ndaj agjencisë zbatuese të projektit, në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë, që financohen nga një fond i veçantë i siguruar nga qeveria Federale Gjermane, me një grant në shumën 1 670 000 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare./ATSH

Provo po ashtu

obiliqi, kosova, prishtina, agjencia e mjedisit

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (6)

Bimët që ushqehen me tym oxhaqesh, gazra të automjeteve, tym nga elektranat e Obiliqit…dhe lirojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.