Trangulli

Trangulli dhe përdorimi i shumëfishtë i tij

Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite të tjera që mund të marrim nga trangujt.

Ja disa prej tyre:

Lufton lodhjen: sa herë të ndjeheni të lodhur konsumoni një trangull. Për shkak të përmbajtjes të lartë të vitaminës B dhe proteinave do ju ndihmojë të qëndroni energjik për një kohë të gjatë. Një zëvendësues perfekt i kafeinës.

Kundër celulitit: reduktoni celulitin në trup duke aplikuar një pjesë trangulli në zonat ku është shfaqur celulit. Trangulli mund të ndikojë edhe në reduktimin e rudhave.

Lufton dhimbjen e kokës: hani një trangull para se të flini dhe do të zgjoheni të freskët dhe të çlodhur. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës B kastraveci rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Lehtëson stresin: priteni në feta një trangull dhe vendoseni në ujë të valë. Kimikatet do të veprojnë së bashku duke nxjerrë avull me aromë të freskët.

Për një frymë të freskët: përtypni disa feta trangull dhe do të largoni aromat e pakëndëshme në gojën tuaj. Trangulli mbyt bakteriet përgjegjëse për aromën e keqe të gojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.