Ballina / Fashion/Beauty / Trajto pigmentin me patate
patatet

Trajto pigmentin me patate

Hiperpigmentimi i lëkurës mund të shkaktojë ngjyra të pabarabarta dhe njolla të errëta në lëkurë. Prodhimi i tepruar i melaninës është përgjegjës për këtë gjendje.

Hiperpigmentimi mund të ndodhë pothuajse në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë fytyrën, qafën, duart, krahët dhe këmbët.

Shkaku kryesor i pigmentimit i atribuohet në përgjithësi faktorëve të brendshëm si ndryshimet hormonale në trup, shtatzënia dhe problemet e ndryshme shëndetësore. Faktorët e jashtëm si ekspozimi i tepërt i diellit, dëmtimi i lëkurës, djegia, stresi emocional ose kontaktet me disa kimikate mund të shkaktojnë gjithashtu hiperpigment.

Për këtë ilaç natyral do t’ju duhen vetëm 2 përbërës:

Patate dhe limon

Përgatitja:
Në fillim lani mirë patatet,i ndani në copa të vogla dhe flloni ti bluani. 4 lugë nga “pureja” e patateve  i bashkoni më dy lugë lëng limoni. I trazoni mirë dhe ky krem është gati për tu përdorur.

Aplikojeni me anë të pambukut në zonën e prekur. Lëreni të thahet plotësisht dhe pastaj aplikoni një shtresë të dytë. Përsëriteni këtë hap dhe aplikoni një shtresë të tretë. Tani lëreni edhe gjatë natës dhe e shpëlani me ujin e pastër në mëngjes. Bëni këtë trajtim çdo ditë dhe brenda një jave ju mund të shihni rezultatin.

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.