Ilustrim

Trajneri i boksit viktima e fundit e koronavirusit në Shqipëri

Skënder Kurti, trajner I boksit në Shqipëri është viktima e fundit e koronavirusit, duke e rritur kështu numërin e vdekjeve në 21raste.

Ai trajtohej prej 20 ditësh në spital dhe ndodhej në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, aqsa para disa ditësh pësoi dhe një vdekje klinike, por u arrit të rikthehej në jetë nga doktorët.

Lajmin e ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa tashmë numri i viktimave në Shqipëri shkon në 21 persona.

“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.