screenshot-11_1509268020-2487442

Tragjike – Gjendet e vdekur Adelajda e Big Brother

Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.

Adelajda Xhamani është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, në moshën 31 – vjeçare.

Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.

Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e një reality show, ku ajo doli e dyta. 31 – vjeçarja tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.