fbpx

Trafikantët në Shqipëri marrin peng 2 gazetarë

Në orët e mbrëmjes në një fshat në rrethinat e Librazhdit afër Elbasanit, janë marrë peng dy gazetarë të televizionit “ABC-NEWS” të Tiranës.

Ata ishin futur në një zonë pyjesh për të përgatitur një kronikë mbi problematikën e prerjes pa kriter të drurëve.

Pengmarrësit, sipas policisë lokale janë identifikuar. Ata janë kontrabandistë të druve. Njëri nga gazetarët ka arritur t’u largohet pengmarrësve.

Ndërkohë, janë marrë pengë edhe dy persona të tjerë, inxhinierë të pylltarisë. Policia ka arritur të izolojë vendodhjen e pengmarrësve dhe nga çasti në çast pritet lirimi i tyre dhe ndalimi i pengmarrësve.