ISIS

Torturat e ISIS ndaj vajzave

Në Mosul, në qytetin e kontrolluar nga ISIS, militantët qeshin dhe tregojnë për torturat që ata u bëjnë vajzave për t’i kthyer ato në fenë Muslimane.

“Sot është dita e tregut dhe e seksit për të gjitha femrat” – thotë një xhihadist i veshur me të zeza ku njëri prej shokëve të tij ishte duke e inçizuar atë,raporton CNN.

“Me lejen e Allahut, secila femër do të marrë pjesë” – bërtet njëri nga xhihadistët e tjerë.
Këto kërcenime më së shumti ju parashtrohen popullit Jezid, të cilët janë një popull i lashtë që jeton në Siri, feja e tyre ka elemente të përbashkëta me Islamin, Judaizmin, dhe Krishtërizmin me disa tradita pak më të ndryshme, si për shembull lutjet dhe adhurimi i diellit,transmeton InfoGlobi.


Ata besojnë në një Zot të vetëm i cili krijoi tokën, por sipas doktrinës së tyre Zoti e la një Engjull që të kujdesët për Tokën. Sipas ISIS, këto tipare të fesë së tyre janë të pa pranueshme, dhe se ky nuk është asgjë tjetër pos ”adhurim i djallit”. – InfoGlobi N.Ç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.