Topol: Kosova e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë

Drejtori i Institutit Amerikan për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili njëherësh është profesor i mjekësisë molekulare, ka renditur Kosovën si shtetin e parë për nga vdekshmëria e lartë nga COVID-19.

Në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin shoqëror Twitter, Topol ka publikuar tabelën që shpalon statistikat e vdekshmërisë nga koronavirusi në botë.

Në këtë tabelë të datës 11 gusht, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë.

Pas Kosovës rreshtohen shtetet si Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 365 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.