Ballina / KURIOZITETE / Top dhjetë shpikjet e njerëzimit
Top dhjetë shpikjet e njerëzimit

Top dhjetë shpikjet e njerëzimit

Janë këto zbulimet që kanë ndryshuar stilin e jetës së njeriut përgjatë shekujve.

10- Letra – u zbuluan në shekullin e dytë të erës sonë në Kinë . Për herë të parë e përdori Dinastia Han për të ilustruar në letër një hartë gjeografike. Zbulimi i letrës ka ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe të shkencës, sepse falë saj u lehtësua regjistrimi i dijes dhe librat.

9- Kompasi magnetik poashtu u zbulua gjatë Dinastisë Han në shekullin e dytë në Kinë . Ai ndihmoi jo vetëm kënaqjen e kureshtjes së njerëzve, por ndihmoi në eksplorime të vendeve të ndryshme të botës. Nuk ka përshkrim kontrobuti që kjo paisje pati për njerëzimin, për udhëtimet e shkencën në përgjithësi.

8- Shtypshkronja – u zbulua nga gjermani, Johannes Gutenburg , në vitin 1439. Mundësia për shtypin e 3,600 kopjeve në ditë ishte zbulim epokal që mundësoi shpërndarjen më të lehtë të dijes dhe shkëmbimin e përvojave të njerëzve në vise të ndryshme të botës , parakusht ky i zhvillimit njerëzor.

7- Makina me avull -u zbulua nga Thomas Newcomen më 1712 në Angli. Ishte kjo koha e fillimit të revolucionit industrial.

6- Telefoni – ishte shpikja e inxhinjerit skocez , Alexander Graham Bell. Ai u zbulua në vitin 1876 dhe atë botë ishte një mend revolucion i teknologjisë së komunikimit. Telefoni konvertonte zërin e njeriut në sinjale elektrike që përcoheshin në kabllo të distancës së gjatë elektrike.

5- Fonografi i njohur ndryshe edhe me emrin gramofon, u zbulua më 1877 nga Thomas Edison. Ai ka shtuar cilësinë e transmetimit të zërit dhe shërbeu si platformë për avancimin e muzikës dhe produkteve tjera tingullore.

4- Llampa elektrike – u shpik në vitin 1869 nga Joseph Swan, por ajo nuk ishte në gjendje të ‘ndriçojë ‘ më shumë se disa orë . Llampa u avancua më vonë nga Thomas Edison (1869).

3- Aeroplani – apo makina fluturuese u zbulua në shekullin e nëntë nga Abbas Ibn Firnas, por ai ishte me shekuj një eksperiment që nuk gjeti shtrirje në masë . Në vitin 1903 vëllëzërit Wright nga Kalifornia veriore në SHBA e zbuluan verzionin e parë të aeroplanit të qëndrueshëm që ishte baza e zhvillimit të hovshëm të aeronautikës.

2- Kompjuteri – në formë n e tij të parë u zbulua në SHBA dhe në Britani të Madhe në vitin 1940. Ai kishte madhësinë e një dhome modeste dhe kishte nevojë për shumë energji. Kompjuteri i parë , si mund t’a mirrni me mend, u zbulua për nevoja ushtarake. Ndërkaq kompjuteri i parë personal u zbulua nga kompania IBM në vitin 1957.

1- World Wide Web apo interneti i tillë çfarë e njohim sot u zbulua për nevoja ushtarake në vitin 1989 nga anglezi Tim Berners Lee, por për www ka edhe teori tjera që mohojnë se Lee është zbulues i tij. /infoglobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.