Ballina / KRYESORE / Top dhjetë inovacionet e njerëzimit

Top dhjetë inovacionet e njerëzimit

Janë  këto zbulimet që  kanë  ndryshuar stilin e jetës së  njeriut përgjatë  shekujve.

10- Letra – u zbuluan në  shekullin e dytë  të  erë ssonë  në  Kinë . Për herë  të  parë  e përdori Dinastia Han për të  ilustruar në  letër një  hartë  gjeografike. Zbulimi i letrës ka ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe të  shkencës, sepse falë  saj u lehtësua regjistrimi i dijes dhe librat.

9- Kompasi magnetik poashtu u zbulua gjatë  Dinastisë  Han në  shekullin e dytë  në  Kinë . Ai ndihmoi jo vetëm kënaqjen e kureshtjes së  njerëzve, por ndihmoi në  eksplorime të  vendeve të  ndryshme të  botës. Nuk ka përshkrim kontrobuti që  kjo paisje pati për njerëzimin, për udhëtimet e shkencën në  pë rgjithësi.

8- Shtypshkronja – u zbulua nga gjermani, Johannes Gutenburg , në  vitin 1439. Mundësia për shtypin e  3,600 kopjeve në  ditë  ishte zbulim epokal që  mundësoi shpërndarjen më  të  lehtë  të  dijes dhe shkë mbimin e përvojave të  njerëzve në  vise të  ndryshme të  botës , parakusht ky i zhvillimit njerëzor.

7- Makina me avull -u zbulua nga Thomas Newcomen më  1712 në  Angli. Ishte kjo koha e fillimit të  revolucionit industrial.

6- Telefoni – ishte shpikja e inxhinjerit skocez , Alexander Graham Bell. Ai u zbulua në  vitin 1876 dhe atë botë  ishte një mend revolucion i teknologjisë  së  komunikimit. Telefoni konvertonte zërin e njeriut në  sinjale elektrike që  përqoheshin në  kabllo të  distancës së  gjatë  elektrike.

5- Fonografi i njohur ndryshe edhe me emrin gramofon, u zbulua më  1877 nga Thomas Edison. Ai ka shtuar cilësinë  e transmetimit të  zërit dhe shërbeu si platformë  për avancimin e muzikës dhe produkteve tjera tingullore.

4- Llampa elektrike – u shpik në  vitin 1869 nga Joseph Swan, por ajo nuk ishte në  gjendje të  ‘ndriçojë ‘ më  shumë  se disa orë . Llampa u avancua më vonë nga Thomas Edison (1869).

3- Aeroplani – apo makina fluturuese u zbulua në  shekullin e nëntë  nga Abbas Ibn Firnas, por ai ishte me shekuj një  eksperiment që  nuk gjeti shtrirje në  masë . Në  vitin 1903 vëllëzërit Wright nga Kalifornia veriore në SHBA e zbuluan verzionin e parë të aeroplanit të qëndrueshëm që ishte baze e zhvillimit të hovshëm të aeronautikës.

2- Kompjuteri – në  formë n e tij të  parë  u zbulua në  SHBA dhe në  Britani të  Madhe në  vitin 1940. Ai kishte madhësinë  e një  dhome modeste dhe kishte nevojë  pë r shumë  energji. Kompjuteri i parë , si mund ta mirrni me mend, u zbulua për nevoja ushtarake. Ndërkaq kompjuteri i parë  personal u zbulua nga kompania IBM në vitin 1957.

1- World Wide Web apo interneti i tillë  çfarë  e njohim sot u zbulua për nevoja ushtarake në  vitin 1990 nga anglezi  Tim Berners Lee, por për www ka edhe teori tjera që  mohojnë  se Lee është  zbulues i tij. /infoglobi/v.b.