Ballina / Shkencë / Tonga: Nga vullkani ‘lindi’ një ujëdhesë e re

Tonga: Nga vullkani ‘lindi’ një ujëdhesë e re

Vullkani I cili është aktivizuar disa herë gjatë javëve të shkuara në afërsi të Tonga’s në Oqeanin Pacifik, ka rezultuar me krijimin e një ujëdhese të re.

Jo moti një ujëdhesë e tillë u shfaq edhe afër Pakistanit.

Sipas shkencëtarëve ujëdhesa e re e krijuar në territoret ujore të shtetit Tonga do të zhduket gradualisht, por ata nuk kanë dhënë ndonjë afat të caktuar brenda të cilit do të ndodhë kjo.

Vullkani u aktivizua në dhjetorin e vitit të shkuar 60 kilometra larg kryqytetit të Tinga’s. Intenziteti I tij shtohej. Madje javën që shkoi ai u rrit në atë shkallë sa që aviokompanitë u detyruan të ndërpresin një numër të fluturimeve,ose të ia ndryshojnë linjën aeroplanëve.

“Vullkani shpërthente çdo pesë minuta dhe ate në lartësinë prej 400 metrash” kanë komentuar përfaqësues të Ministrisë së resurseve Natyrore në Tongë. Sipas tyre nuk ishte vetëm hiri ai që ka shqetësuar banorët e ujëdhesës, por ishin gurët e madhësive të nfryshme që nxirreshit gjatë shpërthimit vullkanik.

“Është e mahnitshme të shohësh se si brenda disa ditësh në oqean shfaqet një ujëdhesë e re’ ka deklaruar me humor njëri nga shkencëtarët ndërkombëtar. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Antarktidë: Ajsbergu sa madhësia e Londrës është shkëputur nga blloku i akullit

Një bllok akulli është shkëputur nga Antarktida. Akulli mbulon një sipërfaqe prej 1.636 km katror …