Ballina / Kulturë / Tom Holland dhe Ruth Negga të nominuar për BAFTA

Tom Holland dhe Ruth Negga të nominuar për BAFTA

Tom Holland, i “Spider-Man” dhe aktorja e filmit “Loving”, Ruth Negga janë në mesin e të nominuarve për shpërblimin Rising Star.

Tom Holland, aktori i fundit që luan me kostumin e “Spider-Man” dhe aktorja e filmit “Loving”, Ruth Negga janë në mesin e të nominuarve për shpërblimin Rising Star që ndan BAFTA, Akademia Britanike për film dhe televizion.

Lista e pesë të nominuarve përfshin edhe aktoren spanjolle Laia Costa, të njohur për filmin “Victoria”, aktoren e filmit “The Witch”, Anya Taylor-Joy dhe aktorin e filmit “Manchester by the Sea”, Lucas Hedges.

Noel Clarke që fitoi shpërblimin e vitit 2009 bëri të ditur të nominuarit në selinë e BAFTAs në Londër.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur për filmat e tij ‘Kidulthood’, ‘Adulthood’ dhe ‘Brotherhood’ ka thënë se shpërblimi Rising Star është special, dhe përderisa lista e shkurtër zgjidhet nga profesionistët e industrisë, fituesi zgjidhet nga anëtarët e publikut: ”Njerëzit që ngrihen dhe paguajnë për kinema, që atyre t’u themi se ky është personi që kemi zgjedhur, mendoj se kjo është e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Duke folur për ndikimin që ka pasur fitorja në karrierën e tij, Clarke ka thënë ‘se ajo t’i hapë dyert,’ duke shtuar se fitorja e tij i ndihmoi të vazhdonte këtë punë: ”M’u desht ajo dhe mendoj se fitorja më ndihmoi të vazhdoja punën gjithë këto vite më pas” ka thënë ai për Reuters.

Kritiku i filmit James King ishte po ashtu i pranishëm në ngjarje dhe ishte i kënaqur me larminë e të nominuarve të sivjetmë ”Mendoj se lista është shumë e larmishme, më pëlqen fakti se ka aktorë me përvoja të ndryshme, grupmosha të ndryshme, vende të ndryshme që janë paraqitur në filma të ndryshëm, ndaj lista duket se përfaqëson mjaft sivjet” ka shtuar James King.

Fituesi do të shpallet në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve që mbahet në Royal Albert Hall më 12 shkurt.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.