Ballina / LIFESTYLE / Fun / Tokio: Robotët “Kawaii” do t;i argëtojnë musafirët gjatë Lojërave Olimpike
lojerat olimpike ne tokio dhe robotet

Tokio: Robotët “Kawaii” do t;i argëtojnë musafirët gjatë Lojërave Olimpike

“Kawaii” (të këndshëm) për të pritur vizitorët dhe atletët e Lojërave Olimpike të Tokios ose shumë të vlefshëm për të transportuar shtizat dhe disqet, një grup robotësh do të zbukurojnë me praninë e tyre Lojërat e Tokios verën e ardhshme (24 korrik-9 gusht).

Gjiganti japonez në fushën e automjeteve Toyota, sponsor i aktivitetit sportiv, prezantoi para medias disa robotë, megjithëse akoma jo të gjithë gati dhe aq më tepër ende jo gati për të performuar, por që pretendojnë të japin kontributin e tyre në Lojërat më inovative të historisë, në një arkipelag me një reputacion teknologjik të dobësuar këto vitet e fundit.

Përveç personazheve të veshur si kafshë, në format të madh dhe që do të shëtisin në pika të ndryshme, do të ketë edhe robotë me veshje të personazheve të filmave të famshëm japoneze si Miraitowa dhe Someity.

“Krijesat e vogla me sy të mëdhenj do të mund të lëvizin krahët në mënyrë të telekomanduar dhe të sillen njësoj si spektatorët dhe sportistët”, sipas Tomohisa Moridaira, një nga drejtuesit e projektit për përfshirjen e robotëve në Tokio-2020 tek kompania Toyota./AFP

Provo po ashtu

islande pishinat

Pse janë të lumtur islandezët ?

Kur bëhet fjalë për shoqërim, anglezët kanë baret, italianët kanë sheshet, kurse islandezët kanë pishinat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.