Ballina / Shkencë / Tokësorët më të qëndrueshëm: Mbijetuan 533 ditë në kozmos

Tokësorët më të qëndrueshëm: Mbijetuan 533 ditë në kozmos

Mikroorganizmat tokësorë në anën e jashtme të Stacionit ndërkombëtar kanë mbijetuar 533 ditë në vakum, të ekspozuar ndaj rrezatimit intensiv ultravjollcë dhe oscilimeve ekstreme të temperaturës në kozmos.

Shkencëtarët gjermanë nga Qendra kozmike (DLR) kanë dashur të vërtetojnë se si organizmat nga Toka mund të mbijetojnë në kushte të tilla jo miqësore si në Mars, planetin e Sistemit Diellor i cili ka gjasat më të mëdha për ndonjë formë jetë përkundër pluhurit, thatësisë, oksigjenit të paktë dhe gravitetit të ulët, rrezatimit të fuqishëm për shkak të atmosferës së rrallë, të ftohtit dhe territ të cilin e krijojnë stuhitë e rërës.

Në kuadër të eksperimentit me emër Biomex organizma si bakteriet, algat, likenet e kërpudhat janë ekspozuar në kushte si të Marsit, në Stacionin ndërkombëtar kozmik (ISS).

Në Mars ka shumëçka nga ato që nevojitet për jetë si atmosfera dhe elementi i karbonit, hidrogjenit, oksigjenit apo azotit, suflurit dhe ndoshta edhe uji të lëngshëm.

Organizmat kanë kultivuar në platformën e cila i përgjigjet truallit në Mars dhe pastaj janë kënë në anën e jashtme të dhomës së ISS-së Expose-R2. Eksperimenti ka përfshirë qindra mostra, të cilat atje janë lënë për 18 muaj mes vitit 2014 e 2016, para se të jenë kthyer në tokë për t’i analizuar shkencëtarët.

“Disa nga organizmat e biomolekulat kanë treguar rezistencë të pabesueshme në rrezatimin e kozmosit të jashtëm dhe janë kthyer në Tokë të gjallë”, ka thënë astrobiologu Jean-Pierre Paul de Vera nga Instituti DLR për hulumtimin e planeteve.

“Ndër tjera, kemi shqyrtuar mikroorganizmat njëqelizorë, të cilët ekzistojnë në Tokë mbi 3,5 miliardë vite në ujin e njelmët. Të ‘hulumtuarit’ tanë janë ‘kushërinj’ të cilët janë zbuluar në akullin e përjetshëm arktik.”

“Kanë mbijetuat në kushtet kozmike dhe mund të zbulohen me instrumentet tona. Këta organizma njëqelizorë mund të jenë kandidatë për format e jetës të cilat mund të gjenden në Mars”, ka thënë ai.

Organizmat janë mbledhur nja pjesët më jo miqësore të Tokës si Arktiku, Antarktiku, Alpet, akulli i përjetshëm dhe stepat spanjolle.

Organizmat të cilët mund të jetojnë në kushte të tilla uhet ekstremofile dhe konsiderohet se është më se e besueshme se ata do të mund të jetojnë në planete tjera.

“Kjo sigurisht nuk do të thotë se jeta në të vërtetë ekziston në Mars”, thotë de Vera.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën e NASA-s Atsrobilogy.

Provo po ashtu

Balena që jeton afro 400 vjet (foto)

Një lloj i balenës që jeton saktësisht 392 vjet është duke studiuar, veçanërisht se cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.