Ilustrim

Tokës po i afrohet një kometë. Mund t’a shihni nga fundi i prillit

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga Toka në fund të prillit.

Madhësia e saktë e kometës së çuditshme nuk dihet por ka të ngjarë të ketë një atmosferë shumë më të madhe.

Aktualisht është afër orbitës së Marsit, por po rritet me shpejtësi dhe po bën rrugën drejt Diellit dhe do të afrohet me Tokën në prill.

Kur të drejtohet drejt sistemit diellor të brendshëm, do të bëhet një nga objektet më të ndritshme në qiell.

Ajo nuk paraqet rrezik për Tokën pasi edhe në pikën e saj më të afërt do të jetë më shumë se 72 milion milje larg nga planeti ynë, por do të jetë shumë e ndritshme.

Kometa e quajtur Atlas, sipas një raporti nga SpaceWeatherArchive nuk është e pazakontë, pasi edhe më parë ka ndodhur që kometat të zmadhohen kaq shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.