Ballina / KURIOZITETE / Toka – pllakë e rrafshtë: Ja pse shumëkush e beson këtë

Toka – pllakë e rrafshtë: Ja pse shumëkush e beson këtë

Përkundër një numri të madh dëshmish dhe mendjes së shëndoshë, viteve të fundit është gjithnjë e më i madh numri i atyre që për ndonjë arsye besojnë se planeti ynë është pllakë e rrafshtë.

Asheley Landrum nga Universiteti teknologjik nga Teksasi, pas një hulumtimi të bërë, përkatësisht pas intervistimit të 30 sish, ka zbuluar se ata në të vërtetë i kanë përqafuar këti ide pasi që kanë parë video të ndryshme në YouTube.

“YouTube ka plot informata të dobishme, por edhe dezinformata. Alrgoritmet e tyre e e lehtësojnë rënien në ‘gropën e lepurit’ ashtu që do t’u servojnë infromata të tilla atyre të cilët janë më të prirur t’u besojnë”, thotë ai, duke vënë në dukje se edhe Google mund të bëjë më shumë për të ndaluar përhapjen e ideve të pasakta shkencore.

CNet transmeton se Google qysh në janar ka pranuar se do të bëhë më shumë për të penguar përhapjen e informacioneve të rrjeshme në YouTube dhe kanë paralajmëruar një plan aksioni.

Sipas tij, do të zvogëlohen rekomandimet me përmbajtje të skajshme, të cilat mund të sjellin dezinformata, si video të cilat promovojnë ilaçe të rrejshme mrekullibërëse, thënie se Toka është e rrafshtë apo të dhëna të pasakta për ngjarjet historike.

Por, edhe Landrum la ftuar shkencëtarët që vetë të bëjnë atë që munden dhe të kthejnë goditjen e YouTubes, me përdorimin e platformës që të komunikojnë e të shpjegojnë të vërtetat shkencore.

Provo po ashtu

Ngordh breshka më e vjetër në botë, 344-vjeçare

Alagba, breshka më e vjertër në botë ka ngordhur në moshën 344- vjeçare. Ishte një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.